Një debat ka nisur mes Efit dhe Florjanës pasi kjo e fundit i tha se përshtypjet e saj nuk i interesojnë fare.

Efi i tha se nuk ka gjë për të ndërsa Florjana donte sqarim për frazën që përdori: “kam kaq kohë që të duroj”.

Florjana: Përshtypjet e tua nuk më interesojnë fare.

Efi: Të të bëj një pyetje se kam kaq kohë që të duroj?

Florjana: Po dy pyetje.

Efi: Çfarë ka aty që t’i pe që duhet të reagosh në këtë mënyrë se nuk të intereson përshtypja ime. Nuk të thashë asgjë. Je shumë në rregull. Unë nuk kam asgjë me ty. Unë me gocat këtu nuk kam asgjë. Kam ardhur për çunat. Unë tregova që nuk më intereson.

Florjana: Nuk e tregove dhe po të them që përshtypjet e tua nuk më interesojnë, por e Bledit. Për çfarë ke kaq kohë që më duron?

Efi: Ke një gjë shumë të keqe. Nuk të jam drejtuar kurrë ty, kurse ti më kthehesh mua me një mllef sikur të kam bërë diçka.

Florjana: E ke keqkuptuar se nuk ka lidhje mllefi.

Efi: Ndoshta është toni jot i zërit.

Florjana: Vetëm unë që nuk kam ton të lartë zëri. As ne nuk kemi diçka me ty. Unë që kur kam ardhur këtu, ti je kthyer keq.

FOTO GALERI
3/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA