Shqiptari Ylber Ferati rrëfeu në ”Shqipëria Live” sakrificat për të arritur në ”Tokën e premtuar”, SHBA-në.

Ai u nis nga Beogradi në Amsterdam me destinacion Meksikën. Synimi i tij ishte Amerika dhe për të kaluar kufirin notoi  derisa e lapën autoritetet.

“Ishte viti ‘85 nga qyteti i Jugosllavisë deri në Meksiko City, kam shkuar me aeroplan nga Beogradi në Amsterdam e më pas direkt në Meksikë. Baba me nënë donin që të largohesha se vëllai ndërroi jetë, ishte ushtar. Viza në Meksikë ishte e lehtë, por zgjodha Meksikën se ishte në kufi me Amerikën. Kemi notuar në Lumin Rio Grande që ndan Meksikën me SHBA-në. Ka pasur shumë humbje jete në atë vend. Tetë minuta ishte notimi nga ana amerikane. Afër Dallasit na zuri patrulla dhe na çoi në kampin ku mbaheshin të ndaluarit, ishim 5 vetë”, rrëfeu shqiptari.

Atje njohu edhe bashkëshorten e tij, një rastësi e bukur, pasi vinte nga i njëjti fshat me të, por jetonte prej vitesh në Alaskë.

Ai gjithashtu ka hapur një shkollë shqipe në Alaskë, pasi atje jeton një komunitet prej 1 mijë shqiptarësh

“Ishin 34 nxënës kishim kur e çelëm në vitet ’90, por nuk zgjati shumë e u mbyll”, tha ai.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel