Ilir Shaqiri ka folur për herë të parë pas fitores së Big Brother VIP në një intervistë për emisionin ‘Open’.
Pyetje: Kanë kaluar thuajse 3 ditë, si ndihesh jashtë shtëpisë së Big Brother?
Ilir Shaqiri: Shumë herë na është thënë që shikueshmëria ka arritur maja të larta dhe e vërtetë nuk e imagjinonim, megjithëse dhe të ftuarit e cilësonin si super rezultat këtë rrugëtim. Duke dalë e kuptova që ishte e jashtëzakonshme si nga njerëzit si nga përqafimet e tyre dhe komentet që bënin. Këtë e kam përjetuar njëherë nga viti 2000-2007 në Itali si balerin, por ta jetosh në vendin tënd, realisht në gjithë atë që kam perceptuar nuk kam asgjë veçse ti falenderoj të gjithë për suportin, fjalët e mia.
Pyetje: Çfarë ka ndodhur këto 3 ditë?
Ilir Shaqiri: Nuk kam lëvizur shumë, kam qëndruar me mamin e babin. Nuk kam dalë shumë shpesh, thjesht kam qenë në disa vende për të blerë ilace për mamin dhe ajo që kam perceptuar është e jashtëzakonshme. Nuk ka shans të ecësh 1 metër pa u përqafuar nga njerëzit. Kjo është ajo për të cilën kam ardhur, për të cilën kam pranuar ftesën.
Pyetje: Ka një sekret të ditëve të Ilirit që ka mbetur pa u thënë?
Ilir Shaqiri: Ato që kam pasur për t’i thënë, i kam thënë dhe i kam shprehur. Nëse do isha 100% i sinqertë me veten dhe ju, nuk e mendoja kurrë që do të kisha kaq shumë kontrast mendimi, sjellje, qëndrese me shqiptarët, me banorët. Kjo ishte surpriza më e madhe sa i përket rrugëtimit se më pas i mësova.
Kam qenë në kontakt me Sabianin, me Meridianin, Arjolën, Arbrin, kaq. Pak veta.
Pyetje: Ndihej gara dhe rivaliteti brenda shtëpisë? Ju e perceptonit që rivaliteti vinte prej garës dhe jo prej mendimeve të ndryshme?
Ilir Shaqiri: Nëse karakteri im do merret për lojën time, kjo është loja ime. Me Donaldin kemi pasur kontraste të forta se kemi dy mosha të ndryshme. Donaldi mund të jetë dhe djali im, kam një karrierë, Donaldi është djalë i ri, ka karrierën përpara dhe kjo gjë ka bërë që të kemi dy pikëpamje të ndryshme për shumë gjëra.
Top Channel