Rrjetet sociale të personazheve të njohura të ekranit janë mbushur plot me foto nga festa që ka organizuar Top Channel, për të gjithë pjesëmarrësit në Big Brother VIP.

Në mesin e personave që festojnë janë të gjithë përveç fituesit Ilir Shaqiri, i cili pritet t’i bashkohet festës më vonë në festë pasi ishte i ftuar në emisionin “Open” ku foli për ditët e tij jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Ndërsa Donald Veshaj duket se ka veshur kostumin e Spidermanit, që është personazhi i tij i preferuar, të cilën e ka thënë dhe brenda shtëpisë së Big Brother.

Ndërkohë që të pranishëm në festë kanë qenë dhe Einxhel me Dagz të cilët kanë bërë edhe një foto si çift.

Nuk mungojnë Sabiani, Meridiani, Arbri, Antonela por edhe Sara dhe DJ PM, të cilët po ashtu krijuan një histori dashurie brenda shtëpisë.

Festës nuk mund ti mungonte as Arbana me stafin e saj të ngushtë. Pjesëmarrës për të ndezur atmosferën në festë do të jenë edhe disa këngëtarë më ‘in’ të momentit si Elgit Doda dhe Semi Jaupaj. Kjo e fundit ishte edhe banore e këtij edicioni të Big Brother VIP.

FOTO GALERI
1/18

Top Channel