Pratik Mohite mban rekordin Guinness si ‘bodybuilder-i’ profesionist më i shkurtër në botë, por megjithë arritjet dhe ndjekësit e shumtë që ka sot në rrjetet sociale, ai pranon se nuk ka qenë e lehtë.
Që kur nisi sërvitjen në mënyrë profesionale, Pratik Mohite vetëm 1 metër i gjatë, ka marrë pjesë në 40 kompeticione ku ka fituar medalje të shumta për punën, edhe pse shumcia e tyre janë të kategorive speciale për inkurajim.
26-vjeçari nga India ka fituar çmimin si peshëngritësi më i shkurtër në botë me vetem 103cm gjatësi, por i është dashur të tejkalojë talljet ngacmimet, bullizimin dhe problemet e të ardhurave, për të arritur ku është sot.
Pratik iu deshën katër vjet punë për t’u ngjitur në skenën e ‘bodybuilding’ para audiencës së parë, i ndihmuar nga nëna e tij për dietën specifike.
Kur ai nisi të ngrinte pesha, duart i kishte shumë të vogla për të mbajtur si duhet peshat.
Ai tregon për Indian Express: “E motivoja veten megjithë vështirësitë që kisha prej paaftësive të mia. Nuk kam një stërvitës por marr këshilla nga bodybuilder me eksperiencë …
“Pajisjet e palestrës janë prodhuar për njerëz normalë dhe meqënëse duart e mia janë të vogla mezi i kapja girat”.
Që prej lindjes Pratik kishte duar dhe këmbë të vogla që nuk u rritën kurrë në masë normale.
Në marrjen e çmimit ai tha: “Njohja nga rekordet botërore Guinness është një hap shumë i madh për mua. Familja ime është shumë e lumtur dhe miqtë më kanë ndihmuar.”
Ruajtja e këtij stili jetese është e vështirë pasi çdo ditë ai del për vrapim dhe më pas ha mëngjesin e dietës speciale vegjetariane”.
Ai më pas shkon për dy orë në palestër, nga ku dhe poston imazhe për 93,000 ndjekësit e tij në Instagram.
Top Channel