Ndodhej pranë brigjeve të Venezuelës, SHBA-të sekuestrojnë anije në ujërat ndërkombëtare
Pesë djem nga 17 deri në 21 vjeç po hetohen për përdhunim në grup të një 18 vjeçareje në Udine në veri të Italisë. Një prej të hetuarve është ish-i dashuri i vajzës dhe të tjerët miq të tij italianë.
Në dëshminë e dhënë nga babai i vajzës për të përditshmen Corriere della Sera e La Repubblica, burri i paidentifikuar publikisht tha se ishte konfrontuar me të akuzuarit menjëherë pasi vajza u kthye te familja dhe i tregoi çfarë kishte ndodhur.
«Ne po ktheheshim nga plazhi, unë isha ende me robabanje dhe me shapka, nuk e kisha celularin me vete”.
“Doja të thërrisja policinë por pas një çasti pasigurie i kërkova time bije të më shoqëronte te apartamenti. Trokita dhe i rashë ziles por nuk mora përgjigje kështu që e hapa derën me goditje shpatulle”.
“Djemtë i gjetë të mbyllur në banjo duke u lutur e duke më kërcënuar seo do të thërrisnin policinë, e kuptova se isha para njerëzve pa vlerë. I lashë, bëra siç më këshilluan të tjerët dhe prita deri në ardhjen e policisë”, thotë babai i vajzës.
Avokati i djemve tashmë thotë se vajza “kishte pranuar” marrëdhënien seksuale me grupin, ndërsa babai i vajzës pritet të denoncohet për shkelje të pronës private .
Ai thotë: «Nuk shqetësohem për këtë, dhe as nuk do të kisha bërë drejtësi vetë. Bija ime erdhi në plazh dhe ishte e tronditur, unë nuk e kisha celularin për të thërritur policinë. Edhe kur erdhën oficerët, një prej tyre më tha ‘të kuptoj shumë mirë’ dhe unë u ndjeva më pak i vetmuar. Le ta zgjidhë drejtësia këtë”.
Top Channel