Rusia, stërvitje me raketa në mes të tensioneve me Perëndimin

20/02/2022 03:52

Udhëheqësi rus Vladimir Putin ndoqi të shtunën një stërvitje strategjike bërthamore, përfshirë lëshimin e raketave balistike hipersonike dhe armëve të tjera të shtunën, shfaqja më e fundit e forcës në një kohë tensionesh të mprehta me Perëndimin mbi Ukrainën.

Zoti Putin i ndoqi stërvitjet nga Kremlini, përkrah aleatit të tij të ngushtë, udhëheqësit bjellorus Alexander Lukashenko. Stërvitjet përfshinin goditje objektivash në tokë dhe det nga anije luftarake, nëndetëse, avionë luftarakë dhe nga toka, tha Kremlini.

Gjatë stërvitjes u lëshua një raketë balistike nga Rusia veriperëndimore dhe e dyta nga një nëndetëse në Detin Barenc – duke goditur objektiva mijëra milje larg në gadishullin lindor të Kamçatkës, tha Kremlini. Kremlini ka thënë se ushtrimet janë pjesë e një procesi të rregullt stërvitjesh dhe mohoi se ato sinjalizojnë një përshkallëzim të krizës.

Ato pasojnë një seri të madhe manovrash nga forcat e armatosura të Rusisë në katër muajt e fundit që kanë përfshirë një grumbullim prek 150, mijë ose më shumë trupash në veri, lindje dhe jug të Ukrainës, sipas vlerësimeve të Perëndimit./VOA

Top Channel