Golat e Asensios, Vinicius Jr dhe Benzema i mjaftuan Realit të Madridit që të marrë maksiumin e pikëve në takimin e javës së 25-të të La Liga ndaj Alaves.

Kryesuesit e kampionatit spanjoll nuk e patën të lehtë, teksa u desh që të prisnin një orë lojë për të gjetur golin e avantazhit, me Asension, i cili u kujdes që të ndizte festën në “Santago Bernabeo” me një perlë të vërtetë. Goli i shtatë sezonal për 26-vjeçarin, i cili i hapi udhë skuadrës “Los Blancos” për të marrë fitoren e 17-të për për këtë edicion.

10 minuta para fundit të ndeshjes Vinicius Jr u kujdes që të shënonte dhe golin e dytë dhe të sigurisë për Real Madrid, duke dëshpëruar Alaves, që nuk pati forcë dhe mundësi që të ndyshonte diçka në këtë përballje me kryesuesit e kampionatit.

Në limitet e ndeshjes, vendasit fituan të drejtën e një 11-metërshi, që u kthye në gol nga Benzema, duke kristalizuar dhe rezultatin përfundimtar 3-0. Dominim total i “galaktikëve”, të cilët krijuan 21 mundësi shënimi, ndërsa miqtë nuk arritën që ta shenjëstronin asnjëherë portën e cortua në fraksionin e dytë.

Real Madrid shkon në kuotën e 57 pikëve duke konsoliduar pozitat në vendin e pare dhe duke vijuar njëkohësisht serinë e ndeshjeve pa humbje në shtëpi, teksa ka më shumë se një vit që nuk regjistron një rezultat negativ në kampionat në “Santiago Bernabeo”. Alaves në anën tjetër mbetete në vendin e 19-të në vendin e parafundit, duke lënë pas vetëm Levanten.

Top Channel