“Norwich ka një stil shumë të ndryshëm, por ata luajtën një lojë të vërtetë, u mbrojtën në thellësi, luajtën në kundërsulm, na e vështirësuan jetën.”-ishin këto fjalët e trajnerit të Liverpool, Jurgen Klopp, në konferencën për mediat, pas fitores me rezultatin 3-1 ndaj “kanarinave”.

Gjermani ndërhyri në fundin e ndeshjes ndaj Norwich-it, duke bërë ndryshime në skuadrën që kishte zbritur në fushë. Sipas tij ishin këto ndryshime që e ndihmuan ekipin e “The Reds”, ashtu siç sipas tekniku ndikuan edhe në ndeshjen me Interin.

“Ndryshimet na ndihmuan, siç bënë tre ditë më parë kundër Interit.”-theksoi Jurgen Klopp.

Top Channel