Flakët e zjarrit “mbërthejnë” kabinën elektrike në Fier, ndërpritet energjia në lagjen 29 nëntori

20/02/2022 11:09

Për shkak të mbingarkesës në rrjet, flakët e zjarrit përfshinë një kabinë elektrike në lagjen “29 nëntori” në Fier, duke lënë pa energji elektrike për disa orë dhjetëra biznese dhe familje të këtij qyteti.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat, thuhet se për të evidentuar dëmet është bërë edhe stakimi i energjisë në të gjithë zonën.

Mësohet se kanë qenë banorët, të cilët kanë njoftuar zjarrfikëset, të frikësuar se flakët mund të përhapeshin.

Të alarmuar banorët e zonës dhe bizneset që ushtrojnë aktivitetin e tyre pranë kanë njoftuar zjarrfikësit. Ndërhyrja e këtyre të fundit ka bërë të mundur fikjen e flakëve”, citohet nga njoftimi.

Nga i njëjti burim theksohet se tashmë pritet rikthimi i energjisë elektrike në zonë.

 

Top Channel