Një autobus dhe një motor janë përplasur në një aksident rrugor në aksin Berat -Kuçovë. Si pasojë e aksidentit është plagosur rëndë drejtuesi 18 vjeçar i motorit Esjan Rozgari.

I riu ka qene duke dërguar porositë e picave dhe fatmirësisht ka pasur në kokë kasketën mbrojtëse çka e ka mbrojtur nga përplasja, e cila siç shihet nga pamjet ka qenë e e fortë.

Motori ka përfunduar poshtë autobusit në pjesën e përparme. 18 vjeçari është dërguar fillimisht në spitalin e Beratit për ndihmën e parë mjekësore e më pas është dërguar në Tiranë për mjekim të specializuar.

Mendohet se shkak i aksidentit të ketë qenë mosrespektimi i rregullave në qarkullim nga drejtuesi i autobusit i cili ka qenë me shpejtësi dhe lëvizte në mes të korsisë së rrugës.

Policia ka shoqëruar në ambientet e komisariatit Berat drejtuesin e autobusit Luan Plakun për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Top Channel