​Kurti takohet me Borrell: I gatshëm për takime të liderëve nëse ka vullnet nga pala serbe

20/02/2022 01:58

Në përfundim të ditës së dytë të qëndrimit në Mynih të Gjermanisë, kryeministri Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministren, njëherësh ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, takuan Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrell.

Përmes një komunikate për media, Zyra e Kryeministrit njoftoi se në takim është diskutuar për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Kryeministri Kurti tha se Qeveria e Republikës së Kosovës është palë konstruktive që angazhohet për një marrëveshje ligjërisht të obligueshme që në qendër ka njohjen reciproke”, thuhet në komunikatë.

Në shërbim të kësaj, Kurti citohet të ketë thënë se është i gatshëm t’i përgjigjet ftesave për takime të liderëve nëse ka vullnet të njëjtë nga pala serbe. Ai po ashtu tha se e mirëpret koordinimin e ngushtë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë proces të rëndësishëm.

Top Channel