U vra aksidentalisht nga kolegu i tij, pamjet nga vila ku humbi jetën zyrtari i policisë

19/02/2022 11:18

Një punonjës policie humbi jetën mbrëmjen e djeshme pasi u qëllua aksidentalisht me armë zjarri nga një tjetër punonjës policie!

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:50 në fshatin Zllatar të Prishtinës, ndërsa Top Channel ka siguruar pamjet nga vila ku u vra polici Lirim Haxholli.

Vila rezulton të jetë në pronësi të njërit prej punonjësve të policisë, të cilët ishin në vendngjarje dhe ndodheshin jashtë orarit të detyrës.

Autori i dyshuar është tashmë nën prangat e policisë, ndërsa ekspertët kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe tashmë janë larguar!

Grupi hetimor ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Inspektoratit policor të Kosovës:

Personi i dyshuar në këtë rast – (zyrtar policor) është arrestuar nga Inspektorati Policor me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të vrasje kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë si dhe është suspenduar nga detyra.

Me dyshimin se kanë kryer veprën penale të “Shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, nga Inspektorati Policor janë arrestuar edhe 5 zyrtarë tjerë policorë (që ishin prezent në ndejë) kurse me vendim të prokurorit të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe të njëjtit janë suspenduar.
IPK ka rekomanduar Policisë së Kosovës masën e suspendimit edhe për 9 zyrtarët tjerë policorë që ishin prezent në këtë rast.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA