Në përballjen me Erionin, Mikela ia ka thënë troc se ka ndjenja për të dhe nuk do t’ia dijë për paragjykimet që ka marrë nga publiku. Ajo ka menduar që të lërë emisionin, por Erioni insistoi duke i thënë se nuk do e donte këtë gjë pasi ka pëlqim për të.

Mikela: Kam luftuar gjithë kohës për ty dhe nuk kam marrë asgjë në këmbim. Di të them që kam menduar që jo të tërheq deklaratën, por bashkë me të, të largohem.

Erioni: S’do e doja largimin tënd.

Mikela: Në një moment kur Erioni të jetë gati, do ta pres jashtë. Erioni mund të jetë në presion për cdo gjë që nxjerr nga goja. Të rri këtu, të dal nga studio, ta lë emisionin është presion, por unë cfarë të bëj? E kupton njeri se cfarë presionesh kam unë. Nuk ka dalë Mikela e shenjta tek publiku, ka dalë idiotja që ky cuni tallet me të dhe i rri nga mbrapa.

Erioni: Mendtë i kanë te publiku, jo tek ky djali.

Mikela: Më kanë thënë rome, e përdalë, shitesh për 5 mijë lekë dhe nuk ma ndjen për publikun, kam ndjenja për ty, kaq.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel