Eurodeputeti bullgar refuzon akuzat e ‘përshëndetjes naziste’, pas ‘keqkuptimit’ teksa dilte nga PE (fotot)

19/02/2022 18:26

Një eurodeputet nga Bullgaria po përballet me akuza se ka bërë një përshendetje naziste në sallën e parlamentit të BE.

Nacionalisti Angel Dzhambazki u duk se bëri përshendetjen naziste në sallën plenare të mërkurën në Strasbourg pasi foli mbi rendin ligjor dhe kritikat e BE ndaj Polonisë dhe Hungarisë. “Ne nuk do t’ju lejojmë kurrë të na tregoni çfarë të bëjmë e çfarë të themi”, i tha ai mes të tjerash krerëve të BE.

Ndërsa për gjestin Dzhambazki, i partisë nacionaliste VMRO, insistonte se ishte “thjesht një përshëndetje e pafajshme”.

Incidenti erdhi pas një debati të nxehtë ku ai kritikoi ashpër rritjen e pushteteve të BE mbi Bullgarinë dhe Hungarinë.

Ai tha: “Ne nuk do t’ju lejojmë kurrë të na tregoni çfarë të bëjmë e çfarë të themi. Rroftë Bullgaria, Hungaria, Orbán, Fidesz, dhe komb-shtetet e Evropës”.

Zv-presidentja e Parlamentit Evropian Pina Picerno, e cila drejtonte debatin ku ndodhi dhe incidenti tha se do të ndërmerrte veprim.

Ajo tha se institucioni do të kontrollonte kamerat “për të verifikuar nëse ishte një përshendetje fashiste apo jo”.

“Ne nuk do të lejojmë asnjë lloj simboli apo gjesti fashist. Nëse kjo ka ndodhur do të merren sanksione serioze”, tha ajo.

Edhe kryetarja e PE, Roberta Metsola dënonte zhvillimet: “Një përshëndetje fashiste në Parlamentin Evropian nuk është e pranueshme për mua, kudo dhe asnjëherë, pasi BE smbolizon demokracinë dhe jo të kundërtën.”

FOTO GALERI
2/3
Dzhambazki, i partisë nacionaliste VMRO, insistonte se ishte "thjesht një përshëndetje e pafajshme".

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA