Dy gola të Berat Gjimshitit në harkun e tre minutave, përmbysën avantazhin e grekëve të Olympiacos dhe i dhanë fitoren Atalantës në “Geëiss Stadium”, në sfidën e vlefshme për fazën e 1/16-ave të Europa Leagues.
Mbrojtësi kuqezi ishte ai prej të cilit pritej më pak goli, pasi nuk kishte shënuar asnjëherë këtë sezon, por për habinë edhe të vetë Gjimshitit, topi përfundoi dy herë në rrjetë në harkun e tre minutave, duke ndezur festën zikaltër në Bergamo.
Mediat italiane vlerësuan me notën 7.5 mbrojtësin kuqezi, duke e cilësuar padyshim edhe më të mirin e ndeshjes ndaj Olympiacos.
“Masouras nuk shtyn shumë dhe Gjimshiti e kupton që duhet të avancojë më shumë. Shënon dy herë në harkun e tre minutave, duke habitur edhe veten, e në të njëjtën kohë, duke i dhënë fitoren Atalantës”, thuhet në vlerësimin për Gjimshitin.
Top Channel