Nis me super atmosferë Big Brother VIP! Finalja e madhe ka nisur, sonte reality show më i ndjekur ka fundin e tij ku mes Donaldit, Beniadës, Ilirit dhe Einxhel njëri do të çojë trofeun në shtëpi.

Spektakli nisi me një super atmosferë, siç premton të jetë deri në fund.

Studioja u ndez nga ish-banorët me një super performancë dhe spektaklin e dritave dhe flakëve.

Producentja Sara Hoxha tha se sonte të gjithë finalistët do të marrin surpriza si kurrë më parë dhe të gjithë ata do të dalin jashtë shtëpisë.

“Sot nata finale do bëhet në disa studio të ndryshme, do kemi një studio tërësisht të re që do quhet ‘arena e yjeve’ ku ata do përballen me shumë emocione. Do kemi surpriza edhe në disa nga institucionet më të rëndësishme në Tiranë”, tha ajo.

FOTO GALERI
1/17

Top Channel