Ka nisur tashmë rimorkimi i tragetit’ euro ferry olimpia’ drejt ujërave greke. Dy rimorkiatorë grekë kanë bërë rimorkimin dhe nisur tërheqjen me kujdes të tragetit me flamur italian drejt Korfuzit.

Burime në ministrinë greke të transportit detar, i thanë Top Channel se po përfundojnë diskutimet me palën shqiptare dhe anija po shtyhet drejt ujërave greke.

Ndërkohë që janë mundur të gjeten 5 persona nga 11 që dyshohen se janë të zhdukur. Në traget ndodheshin edhe 3 shtetas shqiptarë sipas listës. Të tre janë shpëtuar dhe ndodhen në Korfuz.

Pamjet e transmertuara nga mediat greke treguan mjetin 183 metra të gjatë të pushtuar nga zjarri dhe shtëllungat e mëdha të tymit, ndërsa në altoparlantët buçisnin thirrjet për ndihmë.

Roja bregdetare greke sqaruan se në bordin e Euroferry Olympia me flamur Italian kishte 239 pasagjerë dhe 51 anëtarë të ekuipazhit. Shumica e tyre u arrit të kalonin në varkat e shpëtimit dhe të transferoheshin në portin e Korfuzit. Aktualisht nuk ka raporte për vdekje apo lëndime. Një person më probleme në frymëmarrje nga tymi u dërgua në spital.

Trageti ishte nisur nga Igumenica, porti më i madh në Greqinë perëndimore, drejt portit Italian të Brindisit, që ndodhet rreth nëntë orë larg.

Kur ra zjarri, anija ishte në ujërat greke, por rrymat detare e kanë shtyrë së fundi në ato shqiptare, duke bërë që tashmë të gjendet vetëm pak milje nga brigjet tona.

Flakët shpërthyen pikërisht kur trageti ishte në afërsi të ishullit të Korfuzit në detin Jon.

Trageti është pjesë e flotës së grupit Grimaldi Lines dhe ka një kapacitet deri në 560 pasagjerësh, sipas faqes së internetit të kompanisë.

Në operacionin e shpëtimit u përfshinë të paktën tre anije të rojës bregdetare dhe një anije e Guardia di Finanza italiane.

Në vitin 2014, 10 persona humbën jetën kur një traget me 466 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit mori flakë teksa lundronte nga Greqia në Itali.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA