Meliku përlot konkurrentët me historinë e ish të dashurës që ka ndërruar jetë: Shkoj çdo ditë te varri

18/02/2022 18:48

Meliku zhvilloi takimin e radhës me Lauretën, pasi të dy konkurrentët kanë shprehur se kanë shumë pëlqim për njëri-tjetrin.

Meliku tregoi një histori të kaluar me një vajzë, me të cilën ka pasur një romancë, derisa ajo ndërroi jetë në një aksident rrugor.

Nga rrëfimi, Meliku tregon se mendon vazhdimisht për të dhe sa herë shkon në Vlorë, viziton vendin ku ajo prehet.

Kemi qenë shumë të fiksuar pas motorëve. Nuk kemi pasur lidhje të gjatë. Një ditë më tha që po ikte të marrte motorin. Unë ndjeva diçka dhe i thashë të ketë kujdes.

Kur po vinte nga autostrada e Fierit, kishte dalë një makinë me shpejtësi dhe për ta shmangur ishte rrëzuar, duke gjetur menjëherë vdekjes. Kaskën ia kishte dhënë vëllait. Ai shpëtoi, ajo jo”.

Meliku shprehet se vëllai dhe prindërit e kanë mbështetur dhe e kanë ndihmuar të kalojë periudhëne  vështirë.

Kanë kaluar 5 vite, por kur iki në Vlorë shkoj te varrezat e takoj. E kam kaluar shumë keq. Vëllai, babi, mami më kanë dhënë forcë dhe më japin akoma”.

FOTO GALERI
6/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA