Reality show, “Big Bgrother VIP” përmbyllet sonte, pas katër muajsh, me një spektakël spektakolar që ka rezervuar shumë surpriza.

Regjisori Eduart Grishaj, në nhjë lidhje ‘live’ për “Zona Zero” në Top Neës, zbuloi se njëkohësisht me studion kryesore, do të ketë tri studio të tjera:

“Çfarë nuk do të ndodhë sonte me kaq shumë surpriza dhe kaq shumë studio”, thotë regjisori.

Sipas tij, këtë vit ka pasur rekord votimesh.

Asnjëherë nuk ka pasur kaq shumë vota sa për këtë finale. Ka qenë një program që i ka kthyer shumë njerëz në televizion dhje që të shkojnë në shtëpi pas orës 21:00. Ka qenë nhjë spektakël i bërë shumë mirë, edhe pse mund të ketë gjëra për të bërë më shumë”.

Grishaj shprehet se suksesi i një spektakli gjigant si “Big Brrother VIP”, ka ardhur falë punës së një stafi të gjerë që qëndron pas kamerave: “Njerëzit mësohen të shohin Arbanën kur del, po ka qenë një ushtri e tërë gazetarësh dhe stafi”.

 

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA