Nënkryetari i parlamentit të Kosovës, Enver Hoxhaj e cilësoi kryeministrin Albin Kurti si të papërgjegjshëm, që nuk i ka kushtuar rëndësinë e duhur dialogut dhe politikës së jashtme.

I ftuar në emisionin Top Talk në Top Channel, drejtuar nga Denis Dyrnjaja, ai theksoi se nuk duhen të lihen shanse të tilla si mbështetja e Amerikës.

“Është kauzë e lartë politike ta përmbyllim shtet ndërtimin e Kosovës duke u anëtarësuar në OKB. Kjo arrihet duke bashkëpunuar me britanikë, amerikanë. Kur e shoh këtë vëmendje të madhe amerikane, ku Blinken i dërgoi letër Kurtit duke i thënë se është qëndrimi ynë, del me një listë dhe thotë që qëllimi ynë është të ketë njohje të ndërsjellë, këtë mundësi do duhej të shfrytëzonte Kosova nëse nuk ndodh sa Joe Biden do jetë në Shtëpinë e Badhë, bota mund të ketë lëvizje të tjera tektonike në fushën gjeopolitike, amerikanët mund të kenë prioritete të tjera të politikës së jashtme dhe ne mund të mbesim një temë e hapur në Ballkanin Perëndimor. Ka ndodhur që popuj të caktuar që të humbin shanse të tilla, kemi një kryeministër të paprgjegjshëm, populist që nuk i beson dialogut dhe përpjekja jonë është të mbështesim shtetin, të jemi në shërbim të shtetit”, tha Hoxhaj.

Kujtojmë se Kosova festoi 14-vjetorin e pavarësisë një ditë më parë, ndërsa krerët e shtetit uruan dhe u zotuan për më shumë punë në të mirë të qytetarëve.

Në ditën kur supozohej që të gjithë së bashku të shënjonin përvjetorin e pavarësisë, ndërhyri sërish politika, ku gjatë  fjalimit të kryeministrit Albin Kurti në seancën solemne të pavarësisë opozita u largua nga salla.

Top Channel