Edhe këtë të enjte ashtu si prej disa javësh banorët e 5 majit, Laprakës e Paskuqanit u mblodhën në protest te Kuvendi për të kundërshtuar prishjen e shtëpive të tyre që preken nga dy projekte, ai i rindërtimit dhe i Unazës së madhe.

Më pas protestën e tyre e zhvendosën tek ambasada amerkane, aty ku thirrjet ia drejtuan ambasadores Yuri Kim.

Kur protesta u mbyll, një prej banoreve të 5 majit theu perimetrin e sigurisë tek parlamenti, duke hyrë pa leje të gardës.

Kryeministri Rama më herët u siguroi banorëve se askush nuk do të mbetet pa shtëpi dhe se përmes kontratës të ofruar nga Bashkia e Tiranës do të përfitojnë banesë në godinat e reja me të njëjta metrat2 që kanë edhe sot.

Top Channel