Romeo Veshaj realizoi çmendurinë e radhës për binjakun e tij, Donaldin një ditë para finales së Big Brother VIP.
Dhjetëra motoristë me bluza të stampuara “Unë jam Donaldi” me në krye Romeon u nisën drejt qytetit të Vlorës për të pritur shpalljen e fituesit.
Romeo, mbështetësi më i madh i Donaldit gjatë rrugëtimit të tij në “Big Brother” ka publikuar një video në Instagram mbi motor, teksa shihet i rrethuat nga shokë dhe mbështetës të vëllait të tij.
“Donald, Vlora është me ty”, kjo është një nga pankartat që është vendosur ditët e fundit në qytetin bregdetar në mbështetje të aktorit.
Nuk është hera e parë që Romeo organizon një surprizë për vëllanë e tij, pas shumë parashutave, karafilave, pankartave apo dhe helikopterit së fundmi.
Nuk dihet ende se cili do të jetë finalisti, ndërsa në garë janë Beniada, Einxhel, Donald dhe Ilir.
Top Channel