“Më pëlqen buza jote”, flirtimet në takimin e Rrushes me Erionin! Mikela nuk e shikon dot dhe lë studion

17/02/2022 19:38

Rrushja zhvilloi takimin e radhës me Erionin dhe gjatë gjithë kohës u duk afrimiteti mes të dyve.

Takimi u zhvillua në ditën e Shën Valentinit, Erioni ihste kujdesur të përgatiste një darkë romantike dhe i dhuroi një buqetë me trëndafila të kuq.

Mes dy konkurrentëve, të cilët njihen që nga jashtë “Për’puthen”, pasi kanë pasur një njohje pesë vite më parë, nuk muguan në asnjë moment flirtimet.

Rrushja: Më pëlqejnë shumë buzët e tua!

Erioni:  Do t’i provosh?

Rrushja: Çfarë po mendon tani ?

Erioni:  Gjëra të bukura dhe të pista…

Rrushja: Më thuaj të mirat

Erioni: Di që ndihem shumë ngrohtë pranë teje…

Afrimiteti mes Erionit dhe Rrushes bëri që Mikela të mos e shihte më takimin dhe të linte studion. Pas saj shkoi Erioni, i gjendur në siklet nga situata mes dy vajzave.

Rrushja nga ana e saj tha se nuk do t’ia dijë se çfarë mendon Mikela, pasi interesin e ka te Erioni. “Jemi ndjerë shumë mirë me njëri-tjetrin”, tha ajo.

FOTO GALERI
14/17

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA