Për nder të 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kuvendi mbajti seancën solemne. Por teksa kryeministri mbante fjalim në foltoren e Kuvendit, deputetët e opozitës janë larguar nga salla.
Ata lëshuan sallën meqë kryeministri Kurti foli për punën e Qeverisë.
“Ne jemi shtet demokratik, kushtetuta jonë mbron lirinë e shprehjes e fjalën e lirë, njëjtë siç mbron lirinë. E tubimit dhe protestës. Si kryeministër i vendit e kuptoj dhe e pranoj që njerëzit do të thonë lloj-lloj gjërash çdo ditë për mua dhe unë do të mbrojë të drejtën e tyre për ta bërë këtë. Sepse lufta jonë për liri nuk ishte luftë vetëm për tu çliruar nga okupimi por edhe për të jetuar të lirë. Pra kemi luftuar që të mbrohet e drejta e secilit për të shprehur qëndrimet e saj dhe të tij edhe kur nuk pajtohemi me to. E megjithatë për të ecur përpara na duhet një mendim praktikë dhe jo vetëm kritik. Duhet të pajtohemi dhe të gjemë konsensus për gjërat më bazike[…]pra unitet i cili nuk e pamundëson kritikën dhe kritikë që nuk kalëron mbi unitetin”, tha Kurti.
E kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ndërhyn teksa deputetët bërën zhurmë për ta kundërshtuar fjalimin e Kurtit.
“Ju lutem të sillemi me dinjitet, është dita e pavarësisë”, tha Konjufca.
Top Channel