Në ditën kur supozohej që të gjithë së bashku të shënjonin përvjetorin e pavarësisë, ndërhyri sërish politika.
Gjatë fjalimit të kryeministrit Albin Kurti në seancën solemne të pavarësisë opozita u largua nga salla. E ndryshe nga kjo parakalimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe policisë mblodhi shumë qytetarë nëpër sheshet e Prishtinës.
Për ta kjo ishte ndjenjë që nuk përshkruhet me fjalë. Ndërkohë që thonë se në Kosovë ka akoma shumë punë për tu bërë.
Këtë 14 vjetor të Pavarësisë, krerët e shtetit uruan e u zotuan për më shumë punë në të mirë të qytetarëve.
Pas parakalimit të ushtrisë e policisë qytetarët vazhduan me festimin e tyre. Ndërkohë që udhëheqësit e institucioneve me aktivitete të tjera si homazhe në kompleksin memorial Adem Jashari e te varri i presidentit historik Ibrahim Rugova në shënjim të Pavarësisë.
Top Channel