“Big Brother VIP”, në sezonin e parë të transmetimit në Shqipëri u shndërrua në një fenomen televiziv.
Për gati katër muaj, ‘BBV” u shndërrua në reality show më të ndjekur në Shqipëri. Spektaklet e të martave dhe të premteve në mbrëmje kanë mbajtur të gozhduar para ekranit shqiptarët, jo vetëm brenda vendit, por edhe ata që jetojnë nëpër botë.
Ky rrugëtim i veçantë për banorët, por dhe publikun që i ka ndjekur çdo ditë, përmbyllet nesër në mbrëmje me finale e madhe. Spektakli kaq shumë i pëlqyer është bërë tema e mbrëmjes dhe në shumë lokale e restorante të Tiranës dhe qyteteve të tjera të Shqipërisë. Ashtu siç shqiptarët janë kanë mbushur bar-et për të ndjekur finalet e kampionatit europian apo botëror të futbollit, tashmë do të jenë bashku për të ndjekur së bashku finale e “Big Brother VIP”, ndërsa bëjnë tifo për artistin e preferuar.
Nga votat e publikut, do të përzgjidhet fituesi mes Ilir Shaqirit, Beniada Nishanit, Einxhel Shkirës dhe Donald Veshajt.
Top Channel