Ish kryeministri Sali Berisha ka marrë fjalën në seancën plenare të mbajtur ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë.

Berisha i është rikthyer planeve për protestë, ndërsa i ka bërë thirrje qytetarëve që të përgatiten për “protestat më të fuqishme që ka njohur ky vend”.

“Ajo që po ndodh në këtë parlament është rast unik në historinë e një parlamenti! Është tragjike, këtu përdoret në mënyrë më të papranueshme korrupsioni si mburojë! Këtu ky parlament degradon çdo ditë e më shumë! Këtu krijohen komisione, në vend që të përdoren për transperencë, përdoren për luftë të brendshme brenda mazhorancës. Një ditë këta zgjedhin nga komisioni del një para se të dalë nga Ervini emri i ministrave. Pas tre ditësh palët në përleshje të brendshme zgjedhin lal plehun! Gjithçka tregon se nuk është problemi për të bërë transparencë për ju të dashur qytetarë, por për të zhvilluar luftë të brendshme dhe ta përdori secili korrupsionin për mburojë ose për çomange për të goditur tjetrin! Edi Rama në bashkëpunim me Lulzim Bravën kanë stisur plaçkitjen grabitjen e 810 mijë m2. Kanë larguar e po largojnë po lënë Shqipërinë pa porte. Të përgatitemi për protestat më të fuqishme që ka njohur ky vend”. tha Berisha

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA