Berisha nuk i ndahet Nikollës: Nuk e kuptova pse nuk më dhatë mikrofonin. Kryetarja e Kuvendit: Rri i qetë

17/02/2022 11:44

Sali Berisha i ka kërkuar Lindita Nikollës t’i japë shpjegim pse i mbylli mikrofonin kur po fliste për në foltoren e Kuvendit.

Ndërsa Nikolla i shpjegoi se nuk bëhet replikë mbi replikë ndaj duhet të jetë i qetë se nuk do të shkelet rregullorja.

Berisha: Ju zonjë nuk paskeni hapur mikrofonin kur po i përgjigjesha parafolësit që shpifi dhe vetëm shpifi. Përsëriti shpifje për të cialt është dënuar në gjykatë, që ka kërkuar ndjesë në gjykatë, përsëriti shpifje për të mbuluar veprimet e tij dhe kjo është absurde. Nuk e kuptova pse nuk më dhatë mikrofonin

Nikolla: Nuk ta dhashë mikrofonin se nuk ka replikë mbi replikë. Rri i qetë se nuk do të shkelet rregullorja. Lëri etiketimet.

Berisha: Unë do i përgjigjesha kreut të grupit socialist.

Top Channel