Callum Hudson-Odoi ka lindur në Londër, ndërsa babai i tij është nga Gana. Sulmuesi i Chelsea ka luajtur me të gjithë kombëtaret e moshave të Anglisë, ndërsa me fanellën e “Tre Luanëve” e ka veshur tre herë.

21-vjeçari ndodhet në dilemë të madhe, pasi Gana e kërkon dhe pritet të braktisë kombëtaren angleze. Rregulli i FIFA-s përcakton qartë se një lojtar mund të luajë me dy kombëtare vetëm nëse plotëson këto kushte:

“Të mos ketë luajtur më shumë se tre ndeshje me një ekip kombëtar për aq kohë sa është nën 21 vjeç dhe të mos ketë luajtur kurrë në fazën finale të një turneu për të rritur”. Hudson-Odoi i plotëson kriteret, pas mbushi 21 vjeç nëntorin e kaluar dhe nuk mori një ftesë nga Gareth Southgate për Euro 2020. Ndërkohë, ndeshjen e fundit me Anglinë e ka luajtur kur ishte 19 vjeç.

Lojtari ofensiv mund të pranojë ftesën e Ganës për t’i plotësuar dëshirën e madhe njerëzve të afër, por duhet të kenë kaluar tre vite nga takimi i tij i fundit me Anglinë, kështu që debutimi me kombëtaren afrikane nuk mund të vijë përpara nëntorit të këtij viti.

Top Channel