Shkollat mbyllen, nuk ka nxënës/ Në Elbasan janë shtuar klasat kolektive

16/02/2022 15:18

Viti shkollor 2021-2022 u shoqërua me mbylljen e disa shkollave edhe në Qarkun e Elbasanit ndërkohë disa të tjera vazhdojnë mësimin me një numër shumë të vogël nxënësish, ç’ka për pasojë mund të sjellë vitin e ardhshëm shkollor mbylljen e tyre, apo një fenomen edhe më negativ, shtimin e klasave të bashkuara.

Kjo vjen si pasojë e rënies të ndjeshme të numrit të nxënësve.

Rënia e numrit të lindjeve, emigracioni, por edhe lëvizja drejt qyteteve apo shkollave më të mira ka bërë që një pjesë e mirë e shkollave të shkojnë drejt mbylljes, sidomos në zonat malore.

Top Channel