Peshkaqeni filmohet duke sulmuar për vdekje notarin në plazhin e Sydney (VIDEO)

16/02/2022 16:30

Në pamjet e renda shihen momentet tronditëse kur disa peshkatarë regjistrojnë nga larg një peshkaqen 5 metra të gjatë që sulmon për vdekje një plazhist duke notuar në plazhin e Sydney, në sulmin e parë fatal të këtij lloji në 60 vjet.

“Dikush sapo u sulmua nga një peshkaqen”, dëgjohet të thotë një burrë teksa kthen celularin nga deti. “Është një peshkaqen i bardhë”.

Në pamjet e rënda shihet peshkaqeni i madh që rreh ujin me forcë duke sulmuar viktimë e pafat, teksa ngjyra e gjakut nis të dominojë ujin.

Shërbimet e emergjencës shkuan drejt plazhit Buchan Point dje rreth orës 4.35 por viktima kishte pësuar plagë katastrofike dhe nuk mund të shpëtohej.

Dëshmitarët thanë se peshkaqeni rreth 5 metra i gjatë sulmoi notarin që mbante një kostum uji.

“Një djalë po notonte dhe peshkaqeni e sulmoi atë vertikalisht”, tha dëshmitari Kris Linto për televizionin lokal.

“Dëgjuam një ulërimë dhe më pas dukej sikur një makinë kishte rënë në ujë, më pas peshkqeni nisi të rrihte dhe copëtoi trupin duke përhapur gjak kudo”, shtoi ai.

Një tjetër dëshmitar që po peshkonte në shkëmbinjtë aty pranë tha për rrjetin ABC: “Kishte shumë të rrahura në ujë”.

Policia e rajonit australian New South Wales nuk ka identifikuar ende notarin e ndjerë por ka mbyllur plazhin Little Bay.

Një zëdhënës i shërbimeve të ambulancës tha se për fat të keq “pacienti kishte pësuar plagë katastrofike dhe punonjësit e ndihmës nuk mund të bënin asgjë.

Të dhënat tregojnë se ky është sulmi i parë fatal nga një peshkaqen në Sydney që prej vitit 1963.

Qeveria lokale thotë se ka shpenzuar miliona dollarë në teknologji për reduktimin e sulmeve të peshkaqenëve në brigjet e plazheve.

Rrjeta anti-peshkaqen janë instaluar në 51 plazhe, përveç dronëve të mbikqyrjes dhe sistemeve të gjurmimit satelitor te peshkaqeneve.

FOTO GALERI
1/3
Një zëdhënës i shërbimeve të ambulancës tha se për fat të keq “pacienti kishte pësuar plagë katastrofike”

Top Channel