Don Xhoni është një nga reperët më të vlerësuar për momentin në Shqipëri.

Disa nga këngët e tij janë bërë ‘hite’ menjëherë, duke i dhënë mundësi Don Xhoni që të performojë në shumë koncerte Brenda dhe jashtë vendit.

Artisti po ashtu është shumë i ndjekur në rrjetet sociale, ku ndan momente nga jeta e tij. Së fundi, ka publikuar disa foto me një makinë luksoze “Mercedes S-class 2022”.

Sipas të dhënave në Google, një mjet i tillë kushton mbi 100 mijë euro. “BOSS”, shkruan këngëtari, që duket se karriera e ka ndihmuar dhe në aspektin financiar.

Këtë vit, Don Xhoni nuk ka publikuar ende këngë të re, por bashkëpunimi me Loredaën “Gjuj për të” vazhdon të dëgjohet kudo, nga fansat e dy artistëve.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel