Kylian Mbappe dhe Erling Haaland cilësohen si dy nga sulmuesit që do të dominojnë skenën e futbollit në vitet e ardhshme, duke qenë pasuesit e dyshes Lionel Messi-Cristiano Ronaldo.
Goleadori i Bayern Munchen, Robert Lewandowski ka komentuar këtë çështje për France Football, duke shprehur mendimin e tij rreth sulmuesve të Borussia Dortmund dhe PSG-së.
“Mbappe dhe Haaland kanë aftësi dhe talent, por ku i dihet nëse në 2-3 vitet e ardhshme do të dalin sulmues të tjerë të rinj që mund të mbërrijnë në nivelin e kësaj dysheje. Mbappe-Haaland si Messi-Ronaldo? Sinqerisht që nuk arrij ta imagjinoj se ata do të dominojnë futbollin ndërkombëtar siç kanë bërë Messi dhe Ronaldo në 12 vitet e fundit.
Të dy kanë fituar të gjithë titujt që mund të fitoheshin dhe kanë hyrë në librat e historisë. Mendoj se në dhjetë vitet e ardhshme do të ketë më shumë lojtarë që konkurrojnë për të qenë më të mirët në botë”, deklaroi polaku.
Top Channel