Gazetari i njohur i CNN shkarkohet pas sulmit seksual gjatë ‘pushimit të drekës’ (fotot)

16/02/2022 17:38

Prezantuesi i lajmeve të rrjetit CNN, Chris Cuomo ka sulmuar seksualisht një gazetare të ABC News kur ajo kishte refuzuar propozimin për seks në zyrën e tij, u mësua dje, çka solli shkarkimin e tij.

Akuzat ishn bërë ndaj gazetarëve të CNN në dhjetor, kur Cuomo ishte pezulluar nga detyra pasi ndihmoi vëllanë e tij Andrew Cuomo, asokohe guvernator i New York, për t’iu shmangur edhe ai akuzave për ngacmime seksuale, shkruan e përditshmja New York Times. Prezantuesi i CNN u shkarkua disa ditë më vonë.

Akuzuesja e paemëruar ka bërë deklaratën pasi Chris Cuomo u pezullua në nëntor dhe karriera politike e vëllait të tij mori fund.

Chris Cuomo, 51 vjeç, kishte ftuar punonjësen “e re” part-time në zyrën e tij për drekë, me pretekstin për ta këshilluar sesi të përfitonte  punësimin me kohë të plotë, sipas raportimeve.

Por kur vajza erdhi në zyrë, aty nuk kishte ushqim siç kishte premtuar Cuomo, por prezantuesi nisi t’i kërkonte me ngulm seks, sipas letrës së dërguar te CNN nga avokatët.

Kur ajo kishte refuzuar avancimet e gazetarit të njohur, ai e kishte sulmuar, thuhet në letër.

Pesë vjet më vonë akuza ngacmimesh seksuale erdhën dhe mbi prezantues lajmesh si Charlie Rose e Matt Lauer, ndërsa Chris Cuomo kontaktoi akuzuesen për të shkruar një artikull për të.

Avokatët shkruajnë se me këtë Cuomo dontë të “testonte ujërat” dhe ta bindte të mos bënte publike sjelljen e tij seksuale.

Akuzuesja ka thënë në një intervistë se ësjhtë e lënduar mes krahasimeve të eksperiencës së saj dhe abuzimeve seksuale të ish-guvernatorit.

Muajin që shkoi dhe drejtori i rrjetit CNN Jeff Zucker tha dorëheqjen për një lidhje intime me një kolege, që nuk e kishte deklaruar te stafi sipas rregullit.

FOTO GALERI
2/4
Chris Cuomo, 51 vjeç, kishte ftuar punonjësen “e re” në zyrën e tij për drekë, me pretekstin për ta këshilluar

Top Channel