Për pak javë do të nisë sezoni i ri i ‘Portokallisë’ nën moderimin e Salsano Rrapos dhe Fjoralba Ponarit.

Këtë e ka bërë të ditur aktori Rezart Veleshnja, i cili publikoi një fotografi krah Fjoralbës duke shkruajtur: “Këtë sezon do kemi fatin të ndjejmë magjinë e publikut më në fund”.

Para disa ditësh, flitej se mund të kishte rikthim të Xhemi Shehut, por Salsano Rrapi zbuloi në emisionin “Goca dhe Gra” se do të vijë por me një emision të ri që nuk ka të bëjë me spektaklin e humorit.

“Po, Xhemi Shehu do kthehet në Top Channel. Do jetë përkrah meje në një program të ri që s’ka të bëjë me Portokallinë. Është në bashkëpunim me Top Channel, unë jam autor. Xhemi së bashku me mua është moderatore. Regjisor është Altin Basha dhe ky do të jetë një emision i ri në Top Channel”, u shpreh Salasano.

Ndërkohë, u përfol se mund t’i besohej dhe Arjolës, e cila gjatë qëndrimit në Big Brother VIP, me lot në sy, deklaroi dëshirën e saj për ta prezantuar këtë spektakël.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel