Xhevdet Idrizllari ankohet në emisionin Fiks Fare për kryeplakun e fshatit. Ai jeton në fshatin Staraveckë në Njësinë Administrative Potom në Qarkun e Beratit.

Sipas tij kryeplaku i fshatit e ka denoncuar në polici për prerje të tubave të ujit të pijshëm dhe lidhje të paligjshme. Një akuzë që sipas qytetarit nuk qëndron, pasi ai nuk e ka bërë kurrë një gjë të tillë dhe ujin e ka të lidhur sipas kontratës ligjore.

Motivi që ka çuar kryeplakun e fshatit të bëj një denoncim ka qenë për arsye të hakmarrjes thotë për gazetarët e Fiksit z.Xhevdet Idrizllari. Ai rrëfen gjithashtu se vëllai i kryplakut të fshatit është arrestuar më parë nga policia për kultivim të lëndëve narkotike. Ndërsa denoncimin për vëllain e tij , kryeplaku ka menduar se ka qenë pikërisht z.Idrizllari që e ka bërë në komisariat.

Droga ka qenë e mbjellë në mal thotë Xhevdeti, por denoncimin për vëllain e kryeplakut nuk e ka bërë ai. Në atë kohë ai shkonte në komisariat për problemet e tij ndërsa i thonin spiun. Pas kësaj kohe vëllai i kryeplakut dhe një miku i tij u arrestuan, por në arrestimin e tyre thotë qytetari nuk ka pasur dorë ai. Kyeplaku për t’u hakmarrë ndaj tij e ka denoncuar në polici për lidhje të paligjshëm të ujit të pijshëm. Qytetari kërkon ndihmën e Fiksit, pasi po endet gjyqeve pa bërë asgjë të paligjshme dhe e gjitha kjo gjë i është bërë për hakmarrje nga kryeplaku.

Qytetari shkon fillimisht takon hidraulikun i cili është përmendur nga kryeplaku i fshatit në vendimin e prokurorisë si personi që ka vërtetuar prerjen e tubave të ujit dhe lidhjen e paligjshme nga z. Xhevdet Idrizllari.

Hidrauliku thotë se është thirrur në prokurori, por mohon të ketë deklaruar një gjë të tillë se zoti Xhevdet Idrizllari ka prerë tubat e ujit dhe ka bërë lidhje të paligjshme të tij.  ” Nëse e ke lexuar deklaratën time ,, mua më kanë pyetur ke mosmarreveshje debate me Xhevdetin jo i kam thënë. Atë ta kanë bërë ata miqtë e tu të fshatit unë jo, pasi ti përsa i përket ujit je në rregull me gjithçka” pohon hidrauliku. Qytetari takon edhe administratorin e njësisë i cili thotë se nuk ka dijeni për një denoncim të tillë. I sygjeron të marrë një avokat dhe ta ndjek çështjen.

Qytetari takon vetë edhe kryeplakun e fshatit. I cili shprehet se nuk është në dijeni se z.Idrizllari ka të hapura procese gjyqësore. Kryplaku thotë se edhe ai është thirrur në prokurori dhe ka deklaruar atë që kanë deklaruar edhe të tjerët, që mund të dyshojmë tek disa persona të cilët mund t’i kenë prerë. Pyetjes së qytetarit se pse del vetëm emri i tij në deklaratat e dhëna në prokurori kryeplaku nuk përgjigjet.

Ai shtanget kur merr vesh se Z. Idrizllari ka mbi 6 muaj që është në procese gjyqësore dhe i thotë që ta kanë bërë për të të frikësuar, po se kush dhe pse nuk jep përgjigje. Në fund ai ngre shpatullat lart duke pohuar se denoncuesi kurr nuk ka patur probleme me lidhjen e ujit të pijshëm, por ka qenë dhe është konform rregullave.

FOTO GALERI
5/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA