CIA braktis Kievin, “zbulohet” baza e re në Ukrainë

16/02/2022 16:17

Agjentët e CIA-s në Kiev kanë vendosur të largohen përkohësisht nga qyteti, duke u zhvendosur në Lviv.

Arsyeja e kësaj lëvizje, referuar mediave lokale në Ukrainë, është se agjentët veprojnë si staf i ambasadës amerikane në Kiev.

Për shkak të krizës në Ukrainë, SHBA ka vendosur të zhvendosë ambasadën amerikane nga kryeqyteti Kiev në qytetin Lviv, në perëndim të vendit.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka bërë të ditur, se bëhet fjalë për një masë të përkohshme.

Ai e arsyetoi këtë hap me “përshpejtimin dramatik” të marshimit të trupave ruse në kufi me Ukrainën.

 

Top Channel