Blinken: Mirënjohës Shqipërisë/ Sekretari amerikan i shtetit: Strehuat 2 mije refugjate afganë në Shqipëri

16/02/2022 00:44

Pasditen e të martës në Uashington kryeministri Edi Rama takoi Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili u shpreh se SHBA dhe Amerika janë ulur krah për krah në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara duke punuar për çështje të ndryshme.

“Është një kënaqësi e vaçantë që t’i uroj mirëseardhjen kryeministrit këtu në departamentin e Shtetit dhe na jepet mundësia që të flasim, për punën që SHBA dhe Shqipëria po bëjnë sëbashku në kaq shumë fusha të ndryshme, në kaq shumë fronte.

Faktikisht ne jemi ulur krah për krah në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Jemi mirënjohës për punën që po bëjmë së bashku atje, por më duhet t’ju them kryeministër atë që më ka mbetur mbresë, dhe do më mbesë për një kohë të gjatë , është fakti qe në fillim të verës , pasi shpallëm se do të largoheshim nga Afganistani dhe do t’i jepnim fund luftës atje , ju ishit i pari që u ofruat të prisnit refugjatët afganë dhe kjo është saktësisht ajo që bëtë.

Ky është një nderim i madh për ju dhe për bujarinë e Shqipërisë që iu ofruat një strehë të sigurt , mbi 2 mijë afganëve. Ju jam mirënjohës për këtë, por edhe për punën që po bëni çdo ditë në Europë për sigurinë dhe forcimin e lidhjeve të ngushta, sidomos përmes NATO-s dhe po ashtu siç thashë në Këshillin e Sigurimit, ku kemi shumë çështje sfiduese për të cilat duhet të punojmë sëbashku. Kështu që më vjen mirë që ju kemi këtu , pres me padurim që të zhvillojmë një diskutim shumë të mirë”- u shpreh Blinken.

Top Channel