Këngëtarja dhe ish-banorja e Big Brother VIP, Beatrix Ramosaj ka reaguar ashpër ndaj opinionistes së Big Brother VIP, Balina Bodinaku. Gjithçka u nxit nga komunikimi i kësaj të fundit me një person tjetër, të cilës i thoshte se një shoqe e saj që punonte në një agjenci udhëtimesh i kishte thënë se Beatrix është në pushime me të dashurin e saj.
Për këtë çështje, Balina foli në Wake Up duke thënë: “Kjo është një situatë që do kisha dashur të mos flisja se është më shumë e stisur sesa reale. Kuptimi që iu dha është shumë larg të vërtetës dhe nuk e di pse u bë e as nuk e marr përsipër që ta analizoj. Dje kam bërë një reagim, të cilit nuk do të doja ti shtoja as ti hiqja ndonjë gjë. Nuk dua ta analizoj çfarë ka Trixa. Unë mund të sqaroj vetëm pozicionin tim në këtë mes, është komunikim privat dhe nuk është as i saktë as i plotë.”
Ditën e djeshme Beatrix reagoi me tone të ashpra pasi bëri publik bisedat.
“Të hamendësosh për jetën time private me shoqet e tua ke e lirë ta bësh kur të duash, por të mundohesh të influencosh mbështetësit e mi me shpifjet e tua nuk ta toleroj. Kështu si ke vepruar ti më vërteton që instinktin e kam pasur të saktë. Sa herë më ke sulmuar brenda shtëpisë së BBV e ke pasur personale. Me sa di unë nuk të kam rënë ndonjëherë në qaf, prandaj kjo të jetë e fundi që ti shpif për mua ose ndryshe do të ndjekë rrugë ligjore”, ka shkruar Beatrix në njërin nga postimet.
Nuk mungoi reagimi i Balinës, e cila e ka konsideruar absurde këtë situatë duke sqaruar se mendonte se po komunikonte me një person që e njihte por që ishte fallco. Ajo shkruan se vetë asaj i është shkelur privatësia.
“Është gjëja më absurde që më ka ndodhur këte kohë. Akuzat për përbaltje të imazhit apo përdorim të komunikimeve personale më takojnë mua. Ky është një komunikim nga instagrami im personal me nje person që mendoja se e njihja por ishte fallco. Nuk është një komunikim publik, publik e beri kushdo që zgjodhi të shkele ligjet duke shkelë privatësinë time. Aty nuk ka asnjë deklaratë ku unë pretendoj çfarë është e vërtetë e çfarë jo. Kush e shikon e shikon, kudh do ta përdorë ta përdorë. . Në këtë pikë mua më është prekur privatësia”- shkruan ajo.
Top Channel