Prej ditës së djeshme në Federatën Shqiptare të Futbollit kanë mbërritur 3 përfaqësues të lartë të UEFA-s të cilët ka në marrë në dorëzim të gjithë dokumentacionin e procesit zgjedhor në 8 shoqatat rajonale të futbollit.
Ky grup pune do të qëndrojë deri ditën e enjten në mbrëmje në Tiranë pasi në axhendën e tyre parashikohet edhe takime me aktorë të rëndësishëm të futbollit dhe drejtues të lartë të qeverisë shqiptare.
Në përfundim të vizitës së tyre në kryeqytet ekspertët do të përgatisin një raport të detajuar i cili do ti dorëzohet kryeministrit të vendit kjo e parashikuar edhe në takimin që pati zoti Rama me presidentin e UEFA-s Aleksandër Ceferin në fillim të shkurtit.
Ndërkohë që Asambleja e Përgjithshme zgjedhore për përzgjedhjen e presidentit të FSHF-s dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv do të zhvillohet në Shtëpinë e Futbollit në kryeqytet më 2 mars.
Top Channel