Shqipëria në Këshillin e Sigurimit/ Në selinë e OKB në New York, Rama takohet me Sekretarin e Përgjithshëm Guterres

15/02/2022 15:11

Një janari i këtij viti shënoi një ngjarje të rëndësishme për Shqipërinë.

Vendi ynë është anëtar i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara me mandat dy vjeçar, por pesha e të cilit është e madhe në rang global, çka e vë Shqipërinë në një pozitë në kushte të barabarta me vende të tjera të botës.

Mbrëmja e kësaj të hëne mblodhi në New York kryeministrin Edi Rama, ministren Olta Xhaçka dhe përfaqësues anëtar të OKB për të kremtuar këtë event.

Mesditën e kësaj të marte kryeministri takohet në Washington me sekretarin e shtetit Antony Blinken.

 

Top Channel