Drejtuesit e institucioneve arsimore parauniversitare duhet të japin dorëheqjen nëse nuk pranohen në Shkollën e Drejtorëve apo nuk certifikohen pas dy testimeve.

Ky është udhëzimi më I ri i miratuar nga Ministria e Arsimit për uljen në detyrë të drejtorëve nëse nuk certifikohen apo nëse pas vlerësimit vjetor drejtuesit rezultojnë pa performancë të kënaqshme, por pa shkaktuar daljen e tyre nga sistemi arsimor.

Që prej vitit 2019, kur nisi procesi i certifikimit nga 2354 drejtorë e nëndrejtorë të shkollave private e publike në të gjithë Shqipërinë e kanë kaluar sitën vetëm 235 prej tyre, mes tyre janë certifikuar edhe aspirant për drejtorë. Ndërkohë që 270 drejtues apo mësues që duan të bëhen drejtorë janë në prag testimi pasi kanë kryer 9 muaj trajnime.

Nga më shumë se se 700 pjesëmarrës në trajnime mes tyre ka edhe 67 ngelësa në provim të cilëve I është dhënë mundësia të ritestohen.

Albana Çelaj- Drejtoreshë e burimeve njerëzore, Ministria e ARSIMIT: Vetëm 5% e tyre pas ritestimit nuk e morën sërish certifikim, por kategoria bëhet fjalë për aspirantë. Nëse nuk e kalojnë dy herë provimin dhe nuk e kalojnë drejtuesit e emëruar duhet të japin dorëheqjen…

Top Channel