Nesër rikthehen reshjet e shiut, zonat ku nuk duhet të parkoni makinën në Vlorë

15/02/2022 20:12

Moti i keq me reshje të dendura të shiut parashikohet të përfshijë vendin në ditët në vijim.

Sipas të dhënave të shërbimeve meteorologjike, qyteti i Vlorës do të përfshihet nga reshje me intensitet të shiut të mërkurën në mëngjes.

Ujësjellës Kanalizime Vlorë ka paralajmëruar qytetarët për reshje të dendura shiu të shmangin parkimet e automjeteve që sot në darkë deri në orët e para të mëngjesit të ditës së nesërme:

Në zonën “Albano&Romina”

Në rrugën e Bibliotekës Publike

Në zonën e Kishës Orthodhokse

Në zonën pranë Universitetit në “Skelë”

Në zona të tjera tashmë të njohura për rrezikun e përmbytjeve

Top Channel