Në skamje dhe pa shtëpi/ Në fshatin Shushicë të Elbasanit. Një çift të moshuarish në kushte të vështira

15/02/2022 15:16

Vetëm 7 kilometra larg qytetit, në fshatin Shushicë të Elbasanit familja Bezhani jeton në kushte ekstreme varfërie. Banesa e vjetër është thuajse në të shembur, por për çiftin e moshuar dhe të sëmurë është e pamundur ndërtimi i një shtëpie të re.

E rrënuar nga koha e gjatë, tërmeti i dha dorën e fundit. Shtëpia është e pabanueshme, por familja nuk ka asnjë zgjidhje tjetër ndaj sot shtrijnë dorën nëse dikush mundet ti ndihmojë.

Spiro dhe Shpresa Bezhani jetojnë me paratë e kempit dhe të ndihmës ekonomike. Ndërsa djali mundet tu sigurojë vetëm medikamentet. Ndërtimi qoftë edhe i vetëm një dhome për të banuar, për ta mbetet vetëm ëndërr.

Top Channel