LIVE/ “Mos bini pre e provokimeve, ndryshe thërrasim policinë t’i arrestojë”, dita e 11-të e protestës, debat mes qytetarëve për flamurin amerikan Kushdo që bën pazar, e di që krahas mallit në tezga, ka edhe mall të dorës së dytë, që qëndron në tokë.
E ndërkohë që çmimet rriten, disa madje duke arritur nivele historike, si karburanti, shumë njerëz, veçanërisht pensionistët, blejnë kryesisht nga arkat në tokë.
Qytetarët: Këto në tokë janë për ne. Ato sipër nuk i përballojmë dot. Madje më duken shtrenjtë edhe këto. Mishin e shoh me dylbi. Ça mund të blejmë ne, kur pensionet tona bashkë janë 340 mijë lekë të vjetra. Herën e fundit pensioni u rrit me 4000 lekë të vjetra, sa 4 bukë.
Tregu dhe dyqanet janë bërë: Shih me sy e plas me zemër.
Po blejmë gjithnjë e më pak.
Top Channel