Blic raketash dhe 200 mijë trupa, mediat angleze: Sulmi rus nis nesër në orën 1

15/02/2022 19:00

Rusia e nis sulmin mbi Ukrainën të mërkurën në orën 1 të drekës me një blic raketash dhe 200 mijë trupa, shkruajnë mediat britanike duke cituar për këtë pohim të tyre të dhënat e shërbimeve amerikane të inteligjencës.

Burime të sigurta, shkruan The Sun, shprehen se përgatitjet për mbrojtjen e kombit të rrethuar vazhdojnë me të njëjti intensitet pavarësisht raporteve ruse se trupat po tërhiqen.

Inteligjenca amerikane mendon se ora 1 me shumë mundësi, do të jetë momenti kur Putin do t`i japë OK-in ofensivës mbi vendin fqinj.

Moska deklaroi se po tërhiqte 10 mijë nga rajonet perëndimore dhe lindore pas stërvitjeve ushtarake. Por ndërkohë, 130 mijë të tjera mbeten në afërsi të kufijve lindorë dhe jugorë të Ukrainës bashke më 40 mijë ushtarë që presin në Bjellorusi, një forcë e mjaftueshme kjo për të filluar mësymjen.

Nga ana tjetër, janë edhe 30 mijë separatist pro-rusë të gatshëm në çdo moment për t`u hedhur ne aksion në rajonin e Donbasit.

Garda kombëtare e Ukrainës është parë së fundi duke lëvizur sistemet anti-ajrore. Pala ukrainase nuk bindet nga deklaratat e Moskës, dhe nuk i mohon se i pret ato me rezerva të mëdha, pasi konsideron se e gjithë kjo mund të jetë dhe një përpjekje “për t’i hedhur perëndimit hi syve”.

Top Channel