Bizneset vazhdojnë punën normalisht/ Si është situata në qytetin port, 50 km larg kufirit me Rusinë

15/02/2022 16:40

Kufiri mes Ukrainës dhe Rusisë është në kumin e tensioneve dhe rrezikut për një luftë të mundshme, por në qytete të tjera ukrainase, aktivitetet dhe puna vazhdojnë normalisht.

Një qytet port të Mariupolit, në Ukrainën lindore, qytetarët blejnë të qetë produktet ushqimore. Edhe pse ndodhet vetë, 50 kilometër larg kufirit me Rusinë, në supermarket dhe dyqane, banorë bëjnë blerje dhe nuk ka panik dhe as radhë të gjata, raporton BBC.

74-vjeçarja, e identifikuar si Tatjana, e cila po zgjedh me kujdes proshutën e duhur, është e bindur se rusët nuk do të pushtojnë vendin.

Ukraina Lindore ka qenë një fushë betejë gjatë tetë viteve të fundit. Separatistët e mbështetur nga Kremlini janë zhvendosur rreth 15 km drejt Mariupolit. Lufta tashmë është pjesë e peizazhit. Disa qytetarë thonë me zë të ulët se tani janë më të frikësuar se kurrë nga konflikti, por nuk flitet për një largim masiv të popullsisë.

BBC raporton se nga kufiri rus nuk ka rrezik në horizont. Të vetmet mjete që vinin nga matanë kufirit ishin traktorët dhe jo tankët. Megjithatë, planet e Rusisë për Ukrainën janë të shtrira në një paln afatgjatë.

Sot, para gazetarëve presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se Rusia nuk e dëshiron një luftë me Ukrainën dhe është e gatshme të vazhdojë furnizimin e gazit përmes Ukrainës, pas vitit 2024.

Në fjalën e tij, shefi i Kremlinit vuri në dukje se autoritetet gjermane po certifikojnë gazsjellësin Nord Stream 2, i cili ka qenë krejtësisht funksional nga pikëpamja teknike duke filluar që nga muaji dhjetor.

Tubacioni do të sjellë gazin rus në Gjermani përmes Balltikut. Ajo që po ndodh në Donbas është gjenocid”, sqaroi Putin, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me kërkesën e Dumës për të njohur dy republikat e ashtuquajtura pro-ruse, Luhansku dhe Donetsk.

Ai theksoi se Rusia është e gatshme të “vazhdojë bisedimet” për çështjet e raketave, por nuk do të pranojmë zgjerimin e NATO-s deri në kufijtë tanë, pasi e konsiderojmë si një kërcënim.

 

Top Channel