Zjarrfikësit në skenën e shpërthimin që vrau shtatë njerëz në ndërtesën në jug të Francës (fotot)

14/02/2022 20:06

Zjarrfikësit francezë punonin sot në skenën e një shperthimi që vrau të paktën shtatë njerëz në lindje të Pireneve franceze.

Ministri i brendshëm Gérald Darmanin vizitoi skenën ku zjarri i natës së sotme vrau shtatë njerëz përfshi dhe dy fëmijë.

Rezidenët kishin dëgjuar një shpërthim rreth orës 1:30 të natës pas të cilit një zjarr kishte përfshirë të dyja anët e rrugës në qytezën e vogël bregdetare Saint-Laurent-de-la-Salanque.

“Dëgjova një shpërthim të fortë dhe më pas pashë flakë të mëdha. Ndërtesa u shkatërrua nga flakët,” tha fqinja Nadine Bret, 59 vjeçce.
Ajo shtoi se ndërtesa kishte një dyqan ‘fast-food’ në katin e parë, nga i cili besohet se kishte ardhur shpërthimi.

Zjarrfikësit vijonin sot të kërkonin për viktima edhe pse ndërtesa kishte mbetur e pasigurtë nga dëmet e zjarrit.

Një burrë në të 30-at ishte dërguar në spital pasi ishte hedhur nga kati i dytë për t’i shpëtuar flakëve.

Policia tha se vijon të hetojë për shkaqet e ngjarjes.

FOTO GALERI
2/3
Rezidentët kishin dëgjuar një shpërthim rreth orës 1:30 të natës pas të cilit një zjarr kishte përfshirë të dyja anët e rrugës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA