Ukrainë/ Garda Kombëtare stërvit dhe fëmijët: I gjithë populli ushtar

14/02/2022 17:15

Në mesin e frikës së një sulmi rus, edhe popullata civile në Ukrainë po përgatitet të rrokë armët.

Në afërsi të Mariupolit, pjesëtarët e Forcave Speciale që janë pjesë e Gardës Kombëtare, po stërvisin qytetarë të thjeshtë, përfshirë këtu edhe civilë duke i treguar sesi të mbajnë armën, sit a mbushin e si të marrin shenjestër.

Tensionet mbeten të larta në vendin e rrezikuar prej agresionit të fqinjit të madhe e të ushtarakisht, më të fuqishëm. Në fshatin Shyrokyne në afërsi të këtij qyteti, edhe pse të gatshëm të mos braktisin pozicionet e tyre, ushtarët ukrainas e pranojnë se trysnia, është jashtëzakonisht e madhe për ta.

E gjithë bota mund ta shohë potencialin ushtarak, dhe sasinë e trupave që Rusia ka grumbulluar në kufi me Ukrainën. Aktiviteti i armikut, është shtuar. Çdo ditë, regjistrojmë ndonjë shkelje të re të Marrëveshjes së Minskut. Tashmë, janë duke përdorur të gjitha llojet e armëve, që nga ato të kalibrit të vogël e deri tek mortajat 120 milimetërshe”, tha Stanislav Chukh, një ushtar ukrainas.

Rojet bregdetare ukrainase vazhdojnë të patrullojnë ujërat e Detit Azov pranë Mariupolit. Flota e vjetër e Ukrainës, e stacionuar në masë të madhe në qytetin port të Sevastopolit në Krime, u zhduk pothuajse e gjitha kur Rusia mori gadishullin.

Tani, siç e pranon dhe vetë kapiteni Oleksandr Surkov, shpresat i kanë varur tek gjetja e një zgjidhjeje diplomatike të situatës, por u duhet sërish të përgatiten për skenarin më të keq.

Top Channel